×
E premte, 27 Nëntor, 2020

COVID-19, Bursat europiane sërish në rënie

7 Korrik, 2020

Bursat europiane përfunduan sërish sot në vlera të ulëta, pas përparimit të tyre të rëndësishëm një ditë më parë, duke reaguar ndaj situatës ekonomike në një kontekst pandemie të vazhdueshme.

Frankfurti ra me -0,92%, Parisi me -0,74%, Londra me -1,53%, Madridi -1,44% dhe Milano -0,10%.

Në Wall Street, në kohën e mbylljes së seancës europiane, Dow Jones ra me -0,79% dhe S&P 500 me -0,08%, ndërsa indeksi teknologjik Nasdaq fitoi me +0,23%.

“Tregjet europiane të aksioneve bënë një kthesë 180 gradë nga rritja e konsiderueshme e djeshme”, tha David Madden, analist për “CMC Markets”.

Parashikimet e reja ekonomike nga Komisioni Europian dhe prodhimi industrial nën pritshmëri në maj, në Gjermani, nuk e inkurajuan ndërmarrjen e rreziqeve.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për