×
Friday, April 12, 2024

COVID-19/ Britania e Madhe ashpërson masat për udhëtarët

February 9, 2021


Udhëtimi për në Mbretërinë e Bashkuar do të bëhet më i shtrenjtë pasi qeveria atje njoftoi se do të kërkojë dy teste të tjera të koronavirusit pas mbërritjes. Sipas saj kjo është një përpjekje për të ndaluar përhapjen e varianteve të reja.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock njoftoi se kushdo që mbërrin në Britani të Madhe nga 15 shkurti do të duhet të bëjë dy teste PCR të Covid-19 gjatë periudhës së izolimit 10-ditore.

Pasagjerët do të duhet të rezervojnë një takim për ato teste ditën e dytë dhe të tetë pas mbërritjes së tyre në Britaninë e Madhe përmes një sistemi online.

“Koronavirusi, ashtu si gripi dhe të gjitha viruset e tjerë, muton me kalimin e kohës dhe kështu që përgjigja ndaj varianteve të reja sa më shpejt që të shfaqen është një mision kritik për të mbrojtur veten për një kohë të gjatë,” tha Hancock në Dhomën e Komunave. “Unë nuk kërkoj falje për forcimin e masave sepse kemi të bëjmë me një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin tonë publik me të cilin jemi përballur si komb”.

“Udhëtarët të cilët rezultojnë pozitiv do të kërkohet të vetizolohen për 10 ditë të tjera nga data e rezultatit. Raste të tilla do t’i nënshtrohen një sekuence gjenetike për të zbuluar nëse ato shkaktohen nga ndonjë variant i koronavirusit që mund të përbëjë rrezik për përhapjen e vaksinave të Mbretërisë së Bashkuar”, tha Hancock.

Qeveria Britanike tashmë u kërkon udhëtarëve që të kenë një rezultat negativ në 72 orë para hyrjes së tyre në Britani të Madhe, kështu që njoftimi i së martës do të thotë se do t’ju duhen të paktën tre teste. Kufizimet aktuale të koronavirusit në vend ndalojnë udhëtimet ndërkombëtare jo thelbësore.

“Çdo pasagjer ndërkombëtar që do të shkelë rregullat do të përballet me një gjobë prej £ 1,000. Thyerja e karantinës 10 ditorë për të gjithë udhëtarët që futen në UK mund të ccojë në një dënim deri në 10 vjet burg”, njoftoi Hancock.

Sistemi i ri online i qeverisë do të lejojë gjithashtu pasagjerët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar nga ndonjë prej 33 vendeve në një “listë të kuqe” me rrezik të lartë të rezervojnë një hotel në një dhomë për t’u vetë-izoluar. Paketa e karantinës së hotelit do të kushtojë 1,750 £ për çdo individ. Pasagjerët do të shoqërohen në një hotel të caktuar, i cili do të jetë i mbyllur për mysafirët që nuk janë në karantinë.

Rregullat do të zbatohen për Anglinë, por qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po diskuton futjen e kufizimeve të ngjashme me administratat e transferuara të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut”, shtoi Hancock.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments