COVID-19/ Biden zgjat urgjencën kombëtare, Kalifornia kalon pragun e 50 000 viktimave
February 25, 2021
Presidenti amerikan, Joe Biden zgjati urgjencën kombëtare për shkak të Covid-19.
“Covid 19 vazhdon të shkaktojë rreziqe të konsiderueshme të shëndetit publik dhe për sigurinë e vendit”, deklaroi Biden.
”Për këtë arsye, urgjenca kombëtare e filluar më 1 mars, 2020, duhet vazhdojë të mbetet në fuqi edhe pas 1 marsit 2021″, theksoi ai.
Kalifornia kaloi pragun e 50 000 të vdekurve, duke u bërë shteti i parë i SHBA me kaq viktima.
Pragu vjen si një variant i virusit të gjurmuar në Kaliforni gjatë dimrit, i cili po përhapet me shpejtësi dhe tani përbën 50% të infeksioneve në 44 qarqet.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments