×
E martë, 24 Nëntor, 2020

COVID-19, Belgjika zgjeron mbajtjen e detyrueshme të maskës

10 Korrik, 2020

Belgjika do të ratifikojë sot zgjerimin e mbajtjes së detyrueshme të maskës, që do të mbahet që prej të shtunës në dyqane, kinema, vendet e kultit si dhe në muze dhe biblioteka, për të mbrojtur më mirë popullsinë nga koronavirusi. “Kjo listë mund të zgjerohet me kalimin e kohës, në funksion të situatës epidemiologjike të vendit tonë.

Mbajtja e maskës mbetet e rekomanduar edhe në situata të tjera”, shkruan qeveria e kryeministres, Sophie Wilmes në një komunikatë të publikuar dje. Mbajtja e maskës është tashmë e detyrueshme në transportin publik apo gjatë ushtrimit të profesioneve me kontakt të afërt, si parukeritë. Belgët që nuk respektojnë këto detyrime do të përballen me sanksione penale. Fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk janë të përfshirë.

COVID-19 ka shkaktuar rreth 10 000 të vd ekur në Belgjikë. Ky vendim, që u mor pas rekomandimit të një grupi ekspertësh, do të miratohet sot nga një Këshill Kombëtar sigurie.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për