COVID-19/ BE: Shkëmbimi i të dhënave për certifikatën digjitale mbetet thelbësor
July 22, 2021



Një shkëmbim informacioni i plotë ndërmjet shteteve anëtare mbetet thelbësor për të siguruar që përmes certifikatës digjitale qytetarët e BE-së të udhëtojnë pa problem, deklaroi Komisioni Evropian.
Ekzekutivi i BE-së thekson nevojën për një furnizim të plotë me informacion të kuptueshëm dhe në kohë për operatorët dhe udhëtarët në proceset e verifikimit.
“Shtetet anëtare të BE-së duhet të sigurojnë verifikimin e certifikatave mundësisht para se pasagjeri të arrijë në aeroport në bashkëpunim të ngushtë me operatorët e shërbimet e transportit”, theksoi raporti i Komisionit.
Eunews.al

