×
Friday, March 24, 2023

COVID-19/ BE premton dyfishim të kontributit për COVAX

February 19, 2021




Bashkimi Europian do të njoftojë dyfishimin e kontributit të tij për programin COVAX të vaksinimit antiCOVID-19, duke e çuar në një miliardë euro, gjatë takimit të G7-s, theksoi një burim europian.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të njoftojë gjithashtu një kontribut prej 100 milionë euro ndihmë humanitare për të mbështetur fushatën e vaksinimit në Afrikë, gjatë këtij takimi, sipas të njëjtit burim.

Ky kontribut i dyfishuar është financuar nga buxheti i BE-së.

Edhe presidenti amerikan, Joe Biden do të angazhohet në orët e ardhshme me drejtuesit e G7-s për të alokuar katër miliardë dollarë për programin global COVAX të vaksinimit kundër COVID-19, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Kësti i parë prej dy miliardë dollarësh do të zhbllokohet shumë shpejt”, theksoi një zyrtar i lartë amerikan duke shtuar se kësti i dytë prej dy miliardë do të zhbllokohet gradualisht në dy vjet, në 2021 dhe në 2022.

Programi COVAX parashikon të sigurojë këtë vit vaksina antiCOVID-19 për 20% të popullsisë së rreth 200 vendeve dhe territoreve pjesëmarrëse, por mbi të gjitha ai përfshin një mekanizëm financimi që lejon 92 ekonomi me të ardhura të ulëta dhe të mesme të kenë qasje në këto doza të çmuara.

Takimi i parë virtual i G7-s, i përqendruar në pandeminë e koronavirusit dhe klimën është parashikuar sot rreth orës 14:00 GMT.

Ky samit do të mbledhë drejtuesit e SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Japonisë, me pjesëmarrjen e krerëve të Bashkimit Europian dhe do të drejtohet nga kryeministri britanik, Boris Johnson.

Londra ka marrë presidencën e radhës së grupit dhe synon të presë në qershor një samit të drejtuesve në qendrën turistike të Cornouailles.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments