×
Friday, March 28, 2025

Covid-19/ BE e përkushtuar në luftën ndaj lajmit të rremë mbi koronavorusin

March 20, 2020


Gjykata Evropiane e Auditit (ECA) ka filluar një hetim për qëndrueshmërinë e përpjekjeve të bllokut për të luftuar lajme të rreme që mund të “shkaktojnë dëm për publikun”, njoftoi institucioni të martën.

Hetimi vjen në një kohë kur koronavirusi ka krijuar jo pak probleme në vendet anëtare të BE-së në raport me sistemin shëndet    ësor, por në kuadër të shqetësimeve është edhe shpërndarja e lajmeve të rreme e cila është rritur me shpërthimin e fundit të koronavirusit.

Rishikimi nga ana e institucionit do të përfshijë një varg fushash në lidhje me masat e paraqitura nga BE gjatë viteve të fundit për të luftuar përhapjen e fenomenit të dezinformimit.

Përpjekjet për të dëmtuar dhe manipuluar me qëllim të keq opinionin publik mund të paraqesë një kërcënim serioz për vetë BE-në,” shprehet në një deklaratë Baudilio Tomé Muguruza, Anëtar i Institucionit që drejton auditimin.

Hetimi do të përqendrohet në analizën mbi qëndrueshmërinë e planit të veprimit të 2018 për dezinformimin, dhe nëse kodi i praktikës së BE kundër dezinformimit ka sjellë përmirësime e kërkuara. Kodi I praktikës është një kornizë vullnetare vetë-rregulluese e nënshkruar nga platforma përfshirë Facebook, Google dhe Twitter, i cili i detyron ata të marrin masa për të kontrolluar rritjen e dezinformimit në internet.

Auditimi gjithashti do të ketë në fokus edhe Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), për të hetuar nëse kjo e fundit ka ” aftësinë e duhur” për t’u marrë me kërcënimet e paraqitura nga dezinformacioni. Në lidhje me këtë çështje  EEAS themeloi Task Forcën Stratcom në 2015 me një mandat specific për të luftuar lajmet e rreme që buronin nga Rusia, e cila ishte identifikuar si një nga përkrahësit më të mëdhenj të dezinformacionit në Evropë por jo vetëm. Në vitin 2017, u krijuan dy Task Forca shtesë, duke u përqëndruar në Ballkanin Perëndimor.

Sidoqoftë, në kontekstin e shpërthimit të koronavirusit të fundit, Sistemi i Shpejtë i Alertit është vënë në përdorim për lehtësimin e shkëmbimit të informacionit ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe G7, në lidhje me fushatat e mundshme të koordinuara të dezinformimit për këtë çështje.

Ndërkohë, disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë u takuan në fillim të Marsit me Zëvendës Presidenten e Komisionit Europian, Věra Jourová, për të diskutuar mënyrat për të penguar rrjedhën e lajmeve të rreme në internet në lidhje me shpërthimin e koronavirusit. Të pranishëm në takim ishin përfaqësues nga Google, Facebook, Twitter, Microsoft dhe shoqata tregtare EDiMA.

Fenomeni i dezinformimit kohët e fundit ka pasur në fokus një seri çështjesh që lidhen me COVID-19, siç janë pretendimet e rreme për vaksinat dhe si mund të transmetohet virusi midis njerëzve.

Shembuj e dezinformacionit përfshijnë metoda të rreme që synojnë të adresojnë kërcënimin, por mund të rrezikojnë shëndetin (p.sh. pirja e zbardhuesit për të vrarë virusin ose vendosja e uthullit në hundën tuaj për të shmangur ngjitjen) ose hamendësime në lidhje me origjinën e virusit, si dhe mënyra dhe shpejtësia me të cilën po përhapet. ” u shpreh zv. Presidentja e Komisionit.

Të gjithë të pranishmit në takimin e BE ranë dakord të “promovojnë burime të autorizuara” të informacioneve dhe “të heqin përmbajtjen e ndaluar ose të dëmshme” dhe t’i mbrojnë konsumatorët nga “reklamat mashtruese”, shtoi Jourová.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments