×
Friday, April 12, 2024

COVID-19/ Austria forcon kufizimet kufitare me vendet fqinje

February 7, 2021


Austria do të intensifikojë kufizimet e saj në lidhje me kalimin e kufijve të saj duke filluar nga e hëna, në përpjekje për t’i reduktuar udhëtimet në vetëm ato më të nevojshme dhe për të frenuar përhapjen e COVID-19.

“Kontrollet kufitare janë një lloj ndërprerësi i valëve përsa i përket zinxhirëve të infeksionit, që po bëhen më të rrezikshëm për momentin për shkak të mutacioneve të virusit”, tha sot ministri i Brendshëm, Karl Nehammer.

“Në kohë pandemike, është e rëndësishme të zvogëlohet udhëtimi në një minimum absolut”, shtoi ai.

Inspektimet e rastësishme që, deri më tani, Austria ka kryer në kufijtë e saj me Hungarinë, Slloveninë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke, tani do të intensifikohen ndjeshëm.

Personat që mbërrijnë nga vendet e tjera fqinje, si  Gjermania, Italia, Zvicra dhe Lihtenshtajni, gjithashtu, do t’u nënshtrohen kufizimeve më të forta kufitare.

Çdo udhëtar që përpiqet të kalojë kufirin do të duhet të paraqesë një test negativ të COVID-19, pa përjashtime.

Gjithashtu, ata duhet të respektojnë një karantinë 10-ditore, të regjistrohen në internet dhe të tregojnë një test negativ COVID-19 çdo javë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments