COVID-19, Austria e gatshme të rihapë kufirin me Italinë
June 2, 2020



Austria parashikon hapjen e kufirit me Italinë nga mesi i qershorit, nëse prirja epidemiologjike do ta lejojë atë në lidhje me rifillimin e lëvizjes së lirë me vendet e tjera fqinje.
Vjena zyrtare po vlerëson rifillimin e udhëtimeve me rajonet italiane që kanë të dhëna pozitive.
Austria ka njoftuar ditë më parë se më 15 qershor do të hapë kufirin me Gjermaninë, Lihtenshtejnin dhe Zvicrën.
Javën e kaluar Vjena kishte propozuar një hapje drejt shteteve të tjera fqinje për të lejuar austriakët të kthehen pa 14 ditët e karantinës.
“Situata në Itali është më së shumti e vështirë. Sidoqoftë, ne jemi duke kërkuar një zgjidhje së shpejti”, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz.
Euenws.al


Ndiqe
0 Comments