Conte: Ura e Gjenovës një simbol i Italisë së re
August 3, 2020
Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha sot se përurimi i një ure të re autostradë në Gjenova, që zëvendëson atë të rrëzuar dy vjet më parë, ku vdiqën 43 persona, është shenjë e së ardhmes së ndritshme të vendit.
“Nga një plagë që po shërohet me vështirësi, po ngrihet simboli i një Italie të re”, shkroi Conte në Facebook.
Conte, së bashku me presidentin italian, Sergio Mattarella, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të urës në qytetin-port, brenda orëve të ardhshme.
Mattarella do të takohet, gjithashtu, me përfaqësuesit e familjeve të viktimave dhe me prokurorinë publike, që ende po heton shembjen e urës dhe defektet e mundshme të mirëmbajtjes.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments