×
E premte, 27 Nëntor, 2020

Conte: BE të vendosë këtë muaj për Fondin e Rimëkëmbjes së BE

15 Korrik, 2020

Kryeministri italian, Giuseppe Conte i bëri thirrje Bashkimit Europian që të vendosë sa më shpejt mbi Planin e Rimëkëmbjes, përpara një samiti ku udhëheqësit do të diskutojnë planet e miliardë eurove për të mbështetur ekonomitë kombëtare të BE-së.

“Këtë herë do të fitojmë ose humbasim të gjithë”, theksoi Conte në parlament në Romë, duke marrë duartrokitje të forta.

Conte i bëri thirrje BE të miratojë Fondin e Rimëkëmbjes “në muajin korrik”.

Komentet e tij vijnë përpara një samiti të BE të planifikuar për të premten dhe të shtunën, kur 27 liderët e bllokut diskutojnë një plan ambicioz të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh (857 miliardë dollarë), i cili përbëhet nga 500 miliardë euro në grante dhe 250 miliarda euro kredi.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për