×
Wednesday, December 8, 2021

Çoi firmat, Basha “dhëmbë për dhëmbë” me Berishën: Boll u talle me demokratët, boll ndihmove Ramën për puç në PD

November 11, 2021

Jashtë selisë blu, kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas dorëzimit të firmave të delegatëve nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit kombëtar. Basha është shprehur se Berisha ka bërë tallje të madhe me demokratët, duke e cilësuar depozitimin e firmave një blof të Berishës.

Kreu i PD thotë se ka informacione se Berisha ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për të bërë një “puç” në Partinë Demokratike. Në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, Basha thekson se nuk ka thënë kurrë që nuk e mbledh atë, por që nuk mbledh një Kuvend anti-amerikan.

“ Zoti Berisha ka qenë për një kohë të gjatë kryetar i partisë. I di shumë mirë statutin dhe rregullat për thirrjen e kuvendit. Ajo që ka bërë dje është tallje me demokratët Nëse do i kishte mbledhur firmat do i kishte dorëzuar sipas statutit. E gjitha ka qenë një blof. Ajo që nisi si betejë për demokratizimin, e ka kthyer në betejën personale. Kuvend Kombëtar thërrasim sa herë të jetë i nevojshëm për demokratët dhe një kuvend të demokratëve. Dua ta hedh poshtë gënjeshtrën e shpërndarë se PD dhe kryetari i saj nuk duan Kuvend.Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Ajo që kam thënë është se asnjë kuvend nuk do marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane. PD nuk do kthehet në bunker të Berishës. Do ecim përpara se kemi një regjim përballë. Dhe po shikoni që regjimi mbështetet në një trekëndësh. Regjimi është bërë pjesë e një përpjekje për një puc në PD. Berisha nuk i kishte firmat dhe nuk i dorëzove sipas statutit. Boll harxhove energjitë e demokratëve. Boll bashkëpunove me Edi Ramë. PD do bëjë çmos që Edi Ramën ta çojë para fundit politik. Do ndërmarrim çdo aksion politik që shqiptarëve t’u kthehet vota e vjedhur dhe shpresa e vrarë”, është shprehur Basha.

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar është vendosur të mbahet më 11 dhjetor, sikurse ka bërë të ditur ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltoreve” të tij. Ndërkaq, kreu i PD-së Lulzim Basha nuk e ka pranuar dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë Kuvend që shqyrton vendimet amerikane, duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen e Berishës “non grata”.

Eunews.al

Comments are closed.