×
Friday, December 3, 2021

Çnjerëzore në Fier, zbardhet dinamika: Si u rrëmbye dhe u gjet pa jetë i mbuluar me baltë i mituri

November 16, 2021

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Fier. Një fëmijë 8-vjeç është gjetur pa shenja jete pasdite në fshatin Greçalli të Fierit.

Rrethanat e humbjes së jetës së fëmijës janë ende mister. Paraprakisht mësohet se policia ka shoqëruar një person, që dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Jane siguruar pamjet nga vendi ku është gjetur fëmija. Forca të shumta policie kanë rrethuar fshatin për të arrestuar personat e tjerë që janë të përfshirë.

Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.

Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

Eunews.al

Comments are closed.