×
Monday, December 6, 2021

Çlirim Peka sulmon Bashën për dosjen ‘Toyota Yaris’: Ke 8 thirrje nga prokuroria belge, pse nuk shkon të dëshmosh?!

October 23, 2021

Çlirim Peka, gazetari i familjes Berisha nuk i ka ndalur sulmet ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim  Basha që pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.

Peka së fundmi ka zbuluar dy prapaskena të Lulzim Bashës të lidhura me skandalin “Toyota Yaris”.

“Njeriu që ka akuzuar Ballën për Toyota Yaris sot e përmend përciptas dhe shprehte zhgënjim pse nuk janë dënuar. E dini çfarë ka ndodhur? Sepse që të largojmë traun për t’u marrë me Ramën, duhet të merremi fillimisht me këtë që ka qenë trau, dera e mbyllur për të shkuar dhe për t’u marrë me Ramën. Ky njeri që i ankohet drejtësisë se nuk paska vepruar për Toyota Yaris është njeriu që zhvillonte aktivitete eltkroale në lokalet e personave që mund të kenë faj ose jo, por kur i akuzon Basha u vendos gjobë.https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=105&target=_blank&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Lulzim Basha ka 8 thirrje nga Prokuroria e Belgjikës për të shkuar dhe për të dëshmuar për Toyota Yaris. Zero, nuk ka vajtur asnjëherë. Prandaj, Lulzim Bashës, duke qenë se është i vonuar në çdo gjë, i them; Me 15.11.2019 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 09.02.2019 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 21.01.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 24.01.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 14.02.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Me 28.02.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 13.03.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Me 17.03.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris? Për një arsye shumë të thjeshtë sepse ky është thjesht një gjobëvënës, nuk ka patur më interes, është arritur akordi mes tij dhe Taulant Ballës dhe takimet elektorale i bën te personat në fjalë të cilët i akuzon për Toyota Yaris. Ky është Lulzim Basha”, tha gazetari i familjes  Berisha.

Eunews.al

Comments are closed.