Cleverly pas takimit me Ramën: Promovojmë sigurinë dhe begatinë e popujve
March 24, 2023



Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës së tij në Londër, zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly.
Në një postim në rrjetet sociale, Cleverly konfirmoi se “përtej çdo gjëje tjetër, bashkëpunimi është thelbësor”.
“Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria janë duke punuar së bashku për të promovuar sigurinë dhe begatinë e popujve tanë”, u shpreh ai.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi vizitë zyrtare në Londër, ku pati takime me zyrtarë të lartë si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe.
