×
Saturday, April 26, 2025

Citu: Rumania mbështet aspiratat e Ukrainës për t’u bërë anëtare e komunitetit europian dhe euroatlantik

March 1, 2022


Ish kryeministri i Rumanisë dhe kryetari i Partisë Nacional Liberale (PNL), Florin Citu, nëpërmjet një mesazhi nëFacebook, transmeton se Rumania mbështet Ukrainën për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Unë jam shprehur në Samitin e Platformës së Krimesë në gusht 2021 se Rumania është një mbështetëse e fortë e integritetit territorial të Ukrainës dhe mbështet aspiratat e Ukrainës për t’u bërë anëtare e komunitetit evropian dhe euroatlantik. Rumania ishte shteti i parë anëtar i BE-së qëratifikoi Marrëveshjen e Asocimit BE-Ukrainë”, shkruan Citu, i cili gjithashtu publikoi fjalimin e tij të vitit të kaluar në Kiev.

Në gusht 2021, përfaqësuesit e 46 vendeve miratuan një deklaratë në Kiev, duke dënuar pushtimin dhe militarizimin e gadishullit të Krimesë, të aneksuar nga Rusia në 2014. Dokumenti paralajmëronte në atë kohë se “Militarizimi i vazhdueshëm në Krime minon sigurinë dhe stabilitetin nërajonin e  Detit të Zi “.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis gjithashtu postoi të martën në Twitter se Rumania, “Mbështet plotësisht” integrimin e Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë në BE. Deklarata vjen pasi Ukraina, e cila ishte nën pushtimin rus, nënshkroi një kërkesë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian./digi24




Comments are closed.