×
Monday, November 29, 2021

Çim Peka sulmon ambasadoren Kim: Ka mungesë inteligjence

November 10, 2021

Gazeari Çim Peka u shpreh në studion e ‘Ora 19:00’ në Syri Tv me Juli Krisafi, se basti i Sali Berishës është ta kthejë PD-në forcën politike më demokratike në historinë e Shqipërisë. 

Mosha e Berishës, tha Peka, është fat për vendin, duke shtuar se ish-kryeministri nuk ka asnjë arsye për të mos iu përmbajtur zotimeve. 

“Ky është ndoshta procesi më transparent që ndonjë part politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri, por edhe vetë PD. Vendi ka fatin e madh moshën e Sali Berishës. Pse e them? Në këtë moshë ky njeri, n.q.s në të kalurën politike nuk ka bërë një parti tërësisht demokratike, sot nuk ka asnjë arsye të mos e bëjë këtë gjë, sepse nuk do të jetojë 200 vjet dhe nuk do të jetë 200 vjet kryetar i PD. Të vetmin bast politik që ka sot, ta lërë këtë parti partinë më demokratike që ka patur historia politike e Shqipërisë.Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Do ta hapë, në mos them dot ta shqyejë rikthimi apo krijimi i fraksioneve, primaret për deputetë, kryetar bashkiak e primaret për kryeministër. Kjo parti, edhe për shkak të moshës së Berishës i cili nuk shqetësohet se çfarë do të ndodhë më vonë me karrierën e tij politike, do të kthehet partia më e hapur dhe më demokratike që ka njohur historia politike shqiptare”, u shpreh Peka.  

Gazetari sulmoi ambasadoren Yuri Kim duke thënë se ajo ka mungesë inteligjence.

Peka nëmvizoi se pas kësaj që i është bërë Sali Berishës, Kim rrezikon të dalë nga sistemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se këtë fund kanë pasur shumë ambasadorë amerikanë në Shqipëri të cilët sipas tij kanë qenë të korruptuar.

Eunews.al

Comments are closed.