“Çështje edhe më të vështira po vijnë”/ Paralajmëron Yuri Kim, parashikon zhvillime të tjera të bujshme në Shqipëri



Ambasadorja amerikanë Yuri Kim në një postim në rrjetet sociale thekson se pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese janë shqyrtuar 100 çështje.
Diplomatja amerikane paralajmëron se çështje edhe më të vështira po vijnë.
‘Pas 3 vjet paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në Dhjetor 2020. Që atëherë, Gjykata ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka lëshuar 25 vendime. Çështje edhe më të vështira po vijnë. Reforma në drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë me Shqipërinë derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional.’– shkruan Yuri Kim.
Kujtojmë se më herët është ngritur Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe ka zhvilluar mbledhje ku është diskutuar për pamjet filmike dhe deklaratat e presidentit. Sakaq pritet që Kushtetuesja të votojë shkarkimin e tij.
Eunews.al
