Celibashi-kandidatëve për deputetë: Respektoni Kodin Zgjedhor, e ndaluar prania në Qendrat e Votimit

11 May 2025 09:53
Shpërndaje:

Në Shqipëri ka nisur sot votimi për zgjedhjet e 11-ta parlamentare. Janë 5,225 qendra votimi në të gjithë vendin të cilat do të mbyllen në orën 19:00.

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje kandidatëve për deputetë se është e ndaluar prania e tyre në Qendrat e Votimit.

“KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit”, shkruan Celibashi.

Reklamë Ola

Celibashi thekson se “kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor”.

“Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor”, shkruan Celibashi.

Reklamë InterMedika