×
Thursday, July 7, 2022

Çelia e negociatave/ Rama pesimist nga Brukseli: Nuk pres që të zgjidhet asgjë në Bullgari. Pengmarrje nga një vend i NATO-s

June 23, 2022

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, atje ku do të mbahet edhe samiti i BE ku do të vendoset nëse do të çelen apo jo negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Jua kam thënë dhe po e përsëris, përkundër optimizmit të ngutur të disave dhe këtu në Bruksel, nuk pres që të zgjidhet asgjë në Bullgari. Por ndërkohë nëse do të zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulim e një lufte të nxehtë në kufijtë e Europës, nën vështrimin e 26 shteteve të tjera, që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë në romanin e famshëm. Do të jetë një motiv. Do flasim më vonë kur të kemi konferencën për shtyp.”, tha Rama.

Ndërko gjatë një prononcimi  për mediat nga Samiti i BE-së në Bruksel ku ka akuzuar drejtpërdrejte Bullgarinë se në mënyrë të turpshme po mban peng anëtarësimin e dy vende anëtare të NATO-s.

Ai gjithashtu u shpreh kritik për 26 vendet anëtare të unionit, pasi sipas tij po ulen dhe po shfaqin një skenë impotence.

Teksa u pyet nëse ka frikë se do të jetë Shqipëria, viktimë, Rama tha: “Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullagri atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Eruopën në vendin tonë”.

Rama u pyet edhe nga media bullgare të cilëve u tha se vendi i tyre është një turp i vërtetë.

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vete të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë por jo në Bullgari”, u shpreh ai.

Eunews.al

Comments are closed.