×
Saturday, October 1, 2022

Çekia thirrje Gjermanisë për lehtësimin e kontrolleve kufitare

February 19, 2021

Është koha të rimendojmë masat e rrepta të vendosura përgjatë kufirit gjermano-çek për shkak të pandemisë, tha sot ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, në një thirrje të drejtuar homologut të tij gjerman, Heiko Maas.

“Fatkeqësisht, nuk presim ndonjë ndryshim rrënjësor në të ardhmen e afërt”, shkroi Petricek në llogarinë e tij në Tëitter, pas një konference video.

Kohët e fundit Berlini e deklaroi Republikën Çeke si një zonë me rrezik të lartë për variantet e COVID-19, duke vendosur kontrolle të rrepta të reja në kufi, gjë që shkaktoi kaos në udhëtimet në autostradat çeke në fillim të javës.

Shoferëve të kamionëve që vijnë nga Republika Çeke u kërkohet tani të regjistrohen në internet dhe të paraqesin një test negative të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë, për të shmangur ndalimin e hyrjes.

Gjermania e ka lidhur lehtësimin e këtyre masave me një rënie të numrit të rasteve në Republikën Çeke, që aktualisht nuk është e dukshme, pranoi Petricek.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments