×
Thursday, May 13, 2021

Çekia, e treta në Evropë për numrin e infektimeve të reja

March 3, 2021

Pas Francës me më shumë se 149.000 raste dhe Italisë me 112.000, Republika Çeke është vendi evropian që ka regjistruar numrin më të madh të infektimeve me COVID-19 (82.000) në javën deri më 28 shkurt, shtatë ditë që kanë shënuar një rritje të fortë të infektimeve në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore, sipas bilancit të fundit epidemiologjik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Republika Çeke ka një prej përqindjeve më të larta të infektimit në botë dhe ka kaluar pragun e 20.000 të vdekurve që prej fillimit të epidemisë.Këtë javë Praga është kthyer drejt Rusisë për të verifikuar mundësinë për marrjen e vaksinës Sputnik V. “Vaksinat nuk kanë ideologji”, deklaroi presidenti çek, Millosh Zeman, i cili shtoi se Republika Çeke do të pranonte gjithashtu Sinopharm kinez, ndërkohë që vaksinat e miratuara nga BE po administrohen ngadalë.

Pas Hungarisë, shtete të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, ashtu si Austria dhe Sllovakia, tani po lëvizin në të njëjtat linja, me këtë të fundit që kanë marrë dozat e para nga Moska. Sipas buletinit javor të OBSH-së, 432.726 raste të tjera të koronavirusit (+ 26.3% krahasuar me javën e kaluar) dhe 9.351 vdekje të reja (-0.8%) u raportuan nga vendet e Ballkanit dhe Evropës Qendrore-Lindore në javën deri më 28 shkurt duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve që nga shpërthimi në rajon në 11.354 204 raste.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për