CDU në Gjermani mbështet Laschet si kandidat për kancelar



Lidershipi i CDU e Angela Merkel mbështet Armin Laschet si kandidat për kancelar të bllokut konservator në zgjedhjet e ardhshme federale gjermane, tha një zëdhënës i partisë.
”Laschet u mbështet nga 31 anëtarë të këshillit kombëtar të CDU dhe nëntë votuan për rivalin e tij Markus Soeder, kreu i partisë motër bavareze të CDU, Unionit Social-kristian (CSU)”, theksoi zëdhënësi.
Së bashku, blloku konservator CDU / CSU , i cili aktualisht është në qeveri koalicioni me Social Demokratët (SPD), tradicionalisht zgjedh vetëm një kandidat për kancelar.
Laschet theksoi se ”ai do të propozonte një mënyrë për të dalë nga ngërçi në takim dhe se ai shpresonte për një vendim përfundimtar shumë shpejt këtë javë”.
Ai ftoi Soeder në një përballje online.
Soeder theksoi se i takonte CDU-së shumë më e madhe të vendoste se në cilën mënyrë do të shkonte pas ditëve të ngërçit.
“Ne si CSU dhe unë do të respektojmë çdo vendim që merret”, tha ai.
Aleanca e qendrës së djathtë e Gjermanisë është blloku më i madh në parlament dhe pavarësisht rënies së numrit të sondazheve, pasardhësi i Merkel ka të ngjarë të vijë ende nga radhët e saj kur vendi të votojë në muajin shtator.
Eunews.al

