Çavusoglu vizitë dyditore në Greqi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve


Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu mbërriti sot në Greqi për një vizitë dyditore, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbajtur gjallë dialogun midis dy vendeve, pas mosmarrëveshje për një mori çështjesh.
Çavusoglu u takua me qytetarë grekë të besimit mysliman, disa prej të cilëve me rrënjë turke, që jetojnë në verilindje të vendit, një pakicë prej rreth 120 000 banorësh.
Të hënën, Çavusoglu do të takojë kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.
Shkëmbimet shihen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të lehtësuar tensionet midis dy vendeve.
Në prill, një takim i ministrave të Jashtëm turk dhe grek arriti kulmin në një konferencë shtypi të shoqëruar nga një shkëmbim akuzash.
Ndërkohë, mosmarrëveshjet që mbeten ende të pazgjidhura janë që nga politikat e migrimit deri te rezervat e gazit natyror në Mesdhe.
Eunews.al
