×
Sunday, September 26, 2021

Bullgaria sërish në zgjedhje parlamentare

September 12, 2021

Bullgarët do të votojnë në zgjedhjet parlamentare për herë të tretë këtë vit, zgjedhje të cilat do të zhvillohen më 14 nëntor, njoftoi presidenti i vendit, Rumen Radev.

Asnjë parti nuk ka qenë në gjendje të krijojë koalicione qeverisëse pas dy zgjedhjeve të mbajtura në fillim të këtij viti.

“Unë do të shpërndaj parlamentin sa më shpejt që të jetë e mundur në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe kohën e duhur ligjore për nxjerrjen e një dekreti për zhvillimin e zgjedhjeve më 14 nëntor”, tha Radev, sipas agjencisë bullgare të lajmeve, BTA.

Politika bullgare ndodhet në ngërç, pasi GERB, partia e ish-kryeministrit Boiko Borisov, socialistët dhe tre parti populiste nuk ishin në gjendje të krijonin koalicione.

Në të njëjtën ditë, Bullgaria do të zhvillojë edhe zgjedhjet presidenciale.

Radev, një ish-pilot avioni luftarak dhe komandant i forcave ajrore, u zgjodh president në vitin 2016

Eunews.al

Comments are closed.