×
Tuesday, March 21, 2023

Bullgaria, mbështetje të vazhdueshme për integrimin e Shqipërisë në BE

December 10, 2020




Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëskryeministren e Parë e ministren e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Homologët diskutuan hollësisht mbi bashkëpunimin mes dy vendeve në organizata rajonale e ndërkombëtare si Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e NATO.

Gjithashtu, ministrat biseduan edhe për rëndësinë e forcimit të Procesit të Berlinit dhe domosdoshmërinë e përparimit të mëtejmë në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Falënderojmë Bullgarinë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian” -u shpreh Cakaj në një reagim lidhur me telefonatën e zhvilluar.

Në përfundim të reagimit, Cakaj theksoi se Bullgaria mbështet fort liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës dhe ka pasur një sjellje shumë mbështetëse për Republikën e Kosovës në shumë nisma rajonale e jo vetëm. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments