×
Wednesday, January 22, 2025

“Bullgaria mbështet rrugën europiane të Shqipërisë”

March 5, 2020


Bullgaria mbështet fort rrugën evropiane të Shqipërisë, deklaratën e bëri Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Në fjalën e tij presidenti i bullgar Radev, tha se kjo vizitë zhvillohet në një atmosferë të mbështetjes reciproke dhe prioriteteve të përbashkëta.

“Unë jam këtu të shpreh mbështetjen e fortë të Bullgarisë për rrugën evropiane të Shqipërisë. Vizita ime është në një moment i rëndësishëm në të cilën vendoset se kush do të jetë perspektiva e Ballkanit Perëndimor, për të cilin Bullgaria kontribuoi shumë duke e kthyer Ballkanin Perëndimor në qendër të vëmendjes së BE-së”, tha ai.

“Bullgaria mendon që Shqipëria është gati të fillojë bisedimet për anëtarësimin në BE. Raporti i fundit i Komisionit Europian thekson përparimin e Shqipërisë në sundimin e ligjit, të drejtat e qytetarëve, reformën e administratës civile, lufta me krimin e organizuar dhe korrupsionit”, u shpreh më tej Radev. 

Sipas Radev, procesi i bisedimeve është i ndërlikuar dhe i gjatë dhe sipas tij Bullgaria është gati të ofrojë asistencë.

Duke folur për Ligjin “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, Radev tha se ky ligj jep mundësi që pakica bullgare të jetë e lirë që të realizojë të drejtat në Shqipëri. 

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, Radev tha: “Shqyrtuam perspektivat e zhvillimit ekonomik dhe mund të bëjmë më shumë. Ky proces duhet të stimulohet. Diskutuam edhe mundësitë për rivendosjen e linjës ajrore Tiranë-Sofje, e bashkëpunimin detar përmes porteve. Shpreh solidaritet për pasojat e tërmetit shkatërrimtar”.

Presidenti i Bullgarisë u takua edhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe zyrtarë të tjerë të Shqipërisë. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments