×
Thursday, July 7, 2022

Bullgari/ Rrëzohet qeveria e kryeministrit, Petkov

June 22, 2022

Qeveria e kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari është rrëzuar të mërkurën pas një mocioni mosbesimi në Parlament. Kështu, në vend krijohen kushtet tashmë për një raund tjetër zgjedhjesh.

Me votimin e sotëm në parlament ku 123 deputetë votuan “pro” dhe 116 “kundër”,  tashmë partia e Petkov-it ka një mundësi të dytë që të propozojë një qeveri në parlament. 

Nëse kjo përpjekje dështon, atëherë mbeten edhe dy përpjekje nga dy partitë e tjera përpara se presidenti të caktojë një drejtues të kabinetit dhe të njoftojë zgjedhjet e parakohshme.

Comments are closed.