×
Monday, November 29, 2021

Bullgari, Radev favorit në balotazhin presidencial

November 21, 2021

Zhvillohet sot balotazhi presidencial mes kandidatit të mbështetur nga socialistët, Rumen Radev, i cili është edhe presidenti në largim, dhe Anastas Ghergikov, i përkrahur nga partia konservatore GERB.

Në raundin e parë të së dielës së kaluar, Radev mori 49,41 për qind të votave, por jo të mjaftueshme për fitore, për të cilën nevojiten më shumë se 50% e tyre, ndërkohë që  Ghergikov përfundoi i dyti me 22,82% të preferencave.

Ky balotazh zhvillohet në mesin e një vale të re Covid-19, që e sheh Bullgarinë në telashe të mëdha, me përqindje të ulët të vaksinuarve dhe një sistem shëndetësor nën presion të madh.

Në total, kandidatët që konkurronin më 14 nëntor ishin 24, por asnjë nga të tjerët nuk mundi të shqetësonte dy favoritët kryesorë që do të garojnë sot.

Fituesi do ta marrë detyrën më 22 janar 2022.

Eunews.al

Comments are closed.