×
Saturday, July 31, 2021

Bullgari, populisti Trifonov tërhiqet nga ideja e të qeverisurit i vetëm

July 16, 2021

Slavi Trifonov, artisti dhe udhëheqës i partisë së re populiste dhe antisistem ”Është një popull si ky” (ITN) që fitoi në Bullgari zgjedhjet e parakohshme politike të 11 korrikut, u zmbraps nga planet për një qeveri të vetme, të udhëhequr nga Nikolai Vasilev.

Këtë njoftim Trifonov e kishte bërë atë të hënën, një ditë pas votimit.

“Bullgaria ka nevojë për një ekzekutiv të qëndrueshëm dhe unë heq dorë nga emërimi i Nikolai Vasilevit dhe kam ndërmend të rishikoj përbërjen e ministrave”, shkroi ai sot në Facebook.

Ndërkohë, sot u mor në pyetje nga policia Bojko Borisov, ish-kryeministër, i cili qëndroi pothuajse në qeveri 10 vjet dhe është lider i partisë konservatore GERB, që në në zgjedhjet e fundit përfundoi i dyti, me vetëm pak distancë nga ITN.

Arsyeja nuk u tregua zyrtarisht, por sipas medias ish-kryeministri ishte thirrur mbi një histori të disa viteve më parë, kur Borisov pretendohet se kishte kërcënuar sipërmarrësit bullgarë.

Eunews.al

Comments are closed.