×
Friday, October 7, 2022

Bullgari, dëbora krijon 8 kilometra trafik dhe mbyllje pikash kufitare

February 14, 2021

Dëbora e madhe që vazhdon prej tri ditësh në pjesën më të madhe të Bullgarisë, ka shkaktuar probleme të mëdha në trafik, sipas Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, njofton sofiaglobe.com.

Ivan Dosev i Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore tha në një konferencë shtypi se brenda natës së djeshme kishte pasur mbyllje të pjesshme të autostradës “Trakiya”, midis Sofjes dhe Pazarzhikut dhe autostradës “Hemus”, afër Sofjes.

Rihapja e autostradës “Trakiya” është vonuar sepse shoferët kishin hyrë në autostradë pavarësisht se ishte mbyllur duke ngadalësuar procesin e pastrimit.

“Për shkak të kushteve të këqija të motit në Greqi, vendi fqinj ka mbyllur pikën kufitare Ilinden-Exochi me Bullgarinë dhe kufizoi lëvizjen e automjeteve mbi 3,5 tonë përmes pikës kufitare Kulata”, tha ai.

Televizioni Kombëtar bullgar tha në mesditën e 14 shkurtit se një radhë tetë kilometrash me kamionë ishte krijuar në pikën e kontrollit të Kulatas.

Dosev u bëri thirrje shoferëve të kamionëve të rëndë që planifikojnë të udhëtojnë në Greqi të shtyjnë nisjen e tyre derisa të hapen pikat kufitare, në mënyrë që të mos presin në korsitë e emergjencës dhe të shkaktojnë radhë në autostradën “Struma”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments