×
Thursday, March 27, 2025

Bullgari, botohet libri mbi rolin e komunitetit bullgar në proceset politike të Ballkanit Perëndimor

June 23, 2020


Botohet ne Bullgari libri “Proceset politike dhe pasojat etnodemografike. 1913- 2019” i autorit Spas Tashev. Në libër trajtohen çështjet e komunitetit Bullgar në Ballkanin Perëndimor si dhe roli I tre në proceset shtet-formuese në rajon.

Tre kapituj të këtij botimi i janë dedikuar Shqipërisë dhe komunitetit Bullgar që ka jetuar në territorin shqiptar që mbas Luftës së parë botërore. Specifikisht përshkruhet komuniteti bullgar në tre periudha historike të shtet-formimit shqiptar: bullgarët mbas shpalljes së paavarvsisë, gjatë luftrave botërore dhe në periudhën e komunizmit.

Ky botim do të jetë një burim informacioni në lidhje dhe një manual shumë i mire në lidhje zhvillimet politike dhe etnografike të këtij komuniteti në Shqipëri dhe rajon për studiuesit dhe historianët në vend dhe më gjërë.  Kujtojmë që komuniteti bullgar në Shqipëri ka arritur të njihet si minoritet kombëtar me ligjin Nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Një vlerë e shtuar e këtij botimi është edhe parathënia e shkruar nga  eurodeputeti bullgar Dr. Andrey Kovatchev i cili mban pozicionin e rëndësishëm të zv. Presidentit të Partisë Popullore Europian.  Kovatchev është një njohës I mire I Ballkanit Perëndimor dhe një mbështetës i proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor ku të drejtat e minoriteteve janë një tematikë e rëndësishme për të ecur në rrugën e integrimit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments