×
Friday, February 7, 2025

Bullgari, aksidentohet autobusi nga Maqedonia e Veriut, humbin jetën të paktën 46 persona

November 23, 2021


Të paktën 45 persona kanë humbur jetën sipas vlerësimeve të para, pasi një autobus pasagjerësh me targa të Maqedonisë së Veriut ka marrë flakë në perëndim të kryeqytetit bullgar, Sofje.

Sipas lajmit të televizionit privat NOVA, një autobus pasagjerësh me targa të Maqedonisë së Veriut në rajonin e fshatit Bosnek në afërsi të qytetit Pernik në perëndim të Sofjes, ka marrë flakë pasi është përplasur me barrierën buzë rrugës.

Në aksidentin e ndodhur në autostradën “Struma”, sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve 12 fëmijë, si pasojë e zjarrit që ka përfshirë autobusin.

Eunews.al




Comments are closed.