Bullgari/ A do ta krijojë dot qeverinë Borisov?



Pas zgjedhjeve parlamentare me rezultat të ngushtë, për kryeministrin në largim Bojko Borisov, i cili i fitoi këto zgjedhje, formimi i një qeverie të re të qëndrueshme në të vërtetë duket si një ”mision i pamundur”.
Për herë të pestë partia e tij konservatore, GERB, u konfirmoi në votimet parlamentare, por kësaj here Borisov ka humbur shumë terren.
Sipas rezultatet të deritanishem, Borisov ka marrë diëka më shumë se 26% të votave, por humbet gati 7% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.
Pas rezultateve të votimit, Borisov u shfaq në një mesazh të shkurtër video në Facebook, në të cilin ai u bëri thirrje të gjitha forcave politikat në parlamentin e ri për t’u zotuar për formimin e një qeverie ekspertësh.
“Partitë duhet të marrin përgjegjësi për të vazhduar”, theksoi Borisov, në pushtet për gati 10 vjet, ku besohet se e ka kuptuar se është kapur praktikisht mat.
Të paktën tani për tani, pasi të gjitha formacione të tjera politike që kanë kapërcyer barrierën e 4%, përjashtojnë një koalicion me GERB-in.
Eunews.al

