Bujar Osmani: Shqiptarët po luajnë rol pozitiv në rajon



Maqedonia e Veriut është i vetmi vend i rajonit që nuk e ka nisur ende procesin e vaksinimit kundër COVID-19. Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani në një interviste për Euronews Albania thotë se kjo ka ardhur për shkak të të dështimit të iniciativës COVAX.
Z. Osmani tha se RMV përveç 800 mijë vaksinave që do të marrë nga COVAX dhe 800 mijë të tjerave që ka nga kontrata me Pfizer, pret të marrë 200 mijë vaksina nga Kina.
“Pasojë kolaterale e dështimit kolektiv të sigurimit të vaksinave në kuadër të BE. Ne ishim pjesë e sistemit COVAX, kemi bërë parapagim për 800 mijë vaksina, kemi dhe kontratë me Pfizer për 800 mijë vaksina shtesë. Po bëjmë përpjekje të tjera për të siguruar vaksina. Për momentin rajoni ka nevojë për shpejtësi dhe jo për sasi ndaj po shohim për alternativa. Qeveria ka vendosur pas konsultimeve për siguruar vaksina kineze. Po bëhet kontratë për 200 mijë doza që pritet të mbërrijnë në ditët në vijim”, shprehet ministri i Jashtëm i RMV.
Bujar Osmani foli më tej gjatë intervistës me gazetaren Bruna Çifligu dhe për çështjen e integrimit në Bashkimin Evropian, ku RMV ashtu si Shqipëria ende pret të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.
“Kemi pasur shumë pengesa kemi 20 vite që jemi në pritej të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Raportet e BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë janë ë përkohshme dhe ciklike ajo çfarë është e përjetshëm është aspirata jonë për anëtarësim në BE. Ndaj ne nuk duhet të ndikohemi nga këto raporte të BE apo ndonjë vendi anëtar në një periudhë me Shqipërinë dhe në një periudhë tjetër me RMV”, tha z. Osmani.
Ai tha se, vendet e rajonit duhet të bashkëpunojmë për të thithur më shumë investime të huaja dhe vlerësoi rolin që po luajnë shqiptarët.
“Mendoj se shqiptarë po luajnë rol mjaft konstruktiv dhe kjo po stabilizon vetë rajonin. Janë pika ku mund të mbështet komuniteti euroatlantik. Mendoj se shqiptarët po e luajnë këtë rol në mënyrë pozitive, është koha e pajtimit dhe bashkëpunimit në rajon. Nuk mund të vazhdohet me fragmentime. Duhet rritur potenciali për investime rajon dhe kjo mund të bëhet me bashkëpunim, dhe për këtë shqiptarët mund të luajnë një rol të rëndësishëm”, përfundoi ministri i Jashtëm i RMV-së.
Eunews.al

