×
Thursday, September 10, 2020

“Brukseli duhet të rivendosë kontrollin mbi ndihmën shtetërore”

September 10, 2020

Guvernatori i “Banque de France”, François Villeroy de Galhau tha sot se Brukseli duhet të rivendosë kontrollin mbi ndihmën shtetërore në favor të kompanive, për të shmangur shtrembërimet e konkurrencës që mund të çojnë në copëzimin e BE-së.

“Me pandeminë e COVID-19, qeveritë reaguan shumë shpejt për të siguruar mbështetje për bizneset e tyre, por nëse kemi mbështetje të ndryshme kombëtare për bizneset për shumë kohë, ne mund të krijonim deformime të konkurrencës dhe divergjenca midis ekonomive tona”, tha ai në një fjalim në Akademinë e Berlinit.

“Pra, ne duhet të rivendosim shpejt kontrollin e Komisionit Europian mbi ndihmën shtetërore dhe konkurrencën e ndershme”, shtoi guvernatori.

De Galhau theksoi, gjithashtu, nevojën për të rihapur tregun e vetëm, të cilin e përshkroi si një thesar i ndërtuar bashkarisht dhe për të cilin duhet të kujdesen të gjithë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për