×
Thursday, March 27, 2025

Britania e Madhe përballë mungesës serioze të ujit

July 10, 2020


Një rrezik serioz ekziston për mungesën e ujit në disa rajone të Britanisë së Madhe për shkak të shpërdorimit, rrjedhjes në tubacione dhe mungesës së rinovimit nga kompanitë e shpërndarjes, sipas një raporti parlamentar.

“Është e vështirë të imagjinosh, në këtë vend, të hapësh rubinetin dhe të mos kesh mjaftueshëm ujë të pijshëm, por, kjo është pikërisht ajo që na pret”, theksoi presidentja komisionit parlamentar, Meg Hillier.

“Vazhdimi i mosveprimit të sektorit të shpërndarjes së ujIt nënkupton se ne humbiM një të pestën e burimeve tona ujore çdo ditë për shkak të shpërdorimit, gjë që është e papranueshme”, shtoi ajo.

“Qeveria nuk ka qenë e qartë me kompanitë e shpërndarjes së ujit, mbi faktin që ato duhet të ekuilibrojnë investimet në infrastruktura, ndërkohë që reduktimit i faturave dhe ritmi i përparimit në rinovime ka shumë i dobët”, denoncon raporti.

Sipas raportit, tre miliardë litra ujë harxhohen çdo ditë për shkak të shpërdorimeve dhe rrjedhjeve, pa asnjë përmirësim që prej 20 vitesh.

Autorët kërkojnë nga autoritetet të publikojnë nivelin vjetor të rrjedhjeve nga kompanitë e shpërndarjes.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments