×
Wednesday, March 22, 2023

Britania e Madhe autorizon përdorimin e vaksinës AstraZeneca/Oxford

December 30, 2020




Agjencia Rregullatore e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore të Britanisë së Madhe (MHRA) ka autorizuar përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, deklaroi qeveria britanike.

“Tani NHS do të fillojë të verë përgatitjet e tyre të gjera në veprim për të hedhur vaksinën e Universitetit të Oksfordit/AstraZeneca”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Kjo vaksinë është e dyta që miratohet për përdorim në Britaninë e Madhe.

Vaksina Pfizer/BioNTech ishte ”fruti’ i parë që mori dritën jeshile në Britaninë e Madhe nga MHRA më 2 dhjetor dhe filloi të shpërndahej për njerëzit e pambrojtur dhe të moshuar.

“Me dy vaksina të miratuara tani, ne do të jemi në gjendje të vaksinojmë një numër më të madh të njerëzve që janë në rrezik më të lartë, duke i mbrojtur ata nga sëmundja dhe duke ulur vdekshmërinë dhe shtrimin në spital”, shton deklarata.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments