×
Saturday, February 24, 2024

Britani e Madhe, Princi Charles preket nga koronavirusi

March 25, 2020


Mediat britanike bëjnë me dije se Princi Charles është prekur nga virusi i ri Covid-19 që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Princi britanik i është nënshtruar testit për koronavirus dhe ka rezultuar pozitiv, ndërsa bashkëshortja e tij Camilla, jo.

Raportohet se Princi i Uellsit është vetëizoluar në Kështjellën Balmoral në Skoci, së bashku me Dukeshën e Kornwellit. Charles ka filluar të ndihet keq menjëherë pas takimit të tij të mbajtur me Princin Albert të Monakos, i cili ka rezultuar pozitiv disa ditë më parë.

Një zëdhënës i spitalit Clarence bën me dije se princi 71 vjeçar nuk ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se po vijon detyrat e tij e tij si monark nga shtëpia.

Zëdhënësi shton se nuk është e qartë se nga kush e ka marrë virusin Charles, për shkak të numrit të madh të angazhimeve publike që ai ka.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments