×
Thursday, May 13, 2021

Britani e Madhe/ Hetime për terrorizëm ndaj bashkëshortes së Assadit

March 15, 2021

Policia britanike ka filluar hetime ndaj Asma al-Assad, bashkëshortes së liderit të regjimit në Siri, Bashar al-Assad me pretendimin se ka provokuar dhe nxitur akte terroriste.

Në deklaratën nga Dhoma Ndërkombëtare e Drejtësisë thuhet se në luftën e brendshme që vazhdon prej 10 vitesh në Siri, regjimi ka vrarë, ka arrestuar arbitrarisht dhe ka torturuar qindra mijëra civilë.

“Krimet e luftës të kryera kundër civilëve janë nxitur nga emra me ndikim”, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se në mesin e këtyre personave është edhe Asma al-Assad, bashkëshortja e Assadit.

”Asma al-Assad ka provokuar ose inkurajuar aktet e terrorizmit duke dhënë mbështetje publike ndaj ushtrisë së regjimit”, shtohet në deklaratë.

Pasi tërhiqet vëmendja që Asma al-Assad është shtetase britanike ndër të tjera thuhet se “nëse provat mbështesin pretendimin, ato janë të rëndësishme për heqjen jo vetëm të shtetësisë, por në të njëjtën kohë edhe për gjykimin e saj”.

Asma al-Assad, 45-vjeçe, e cila ka studiuar në King’s College në Londër, u transferua në Siri pasi u martua me Bashar al-Assad në vitin 2000.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për