×
Friday, March 28, 2025

Brazili në prag të kolapsit shëndetësor

March 4, 2021


Me të dhënat e përditshme të vdekjeve, spitalet në prag të kolapsit dhe një fushatë vaksinimi me ritëm shumë të ngadaltë, Brazili po përballet me momentin më të dhunshëm të pandemisë pa ndonjë strategji kombëtare.

Brazili regjistroi 1 910 vdekje në 24 orët e fundit të mërkurën, duke thyer rekordin e trishtë të vendosur një ditë më parë, me 1 641 vdekje.

Me një total prej 259 271 viktimash nga COVID-19, Brazili është vendi me më shumë vdekje në botë pas SHBA-së.

“Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë (më shumë se një vit më parë), ne po dëshmojmë në të gjithë vendin një përkeqësim të treguesve të ndryshëm”, tha Fondacioni “Fiocruz”, që varet nga Ministria e Shëndetësisë.

“Skenari është alarmues: një rritje e mprehtë e numrit të infektimeve dhe vdekjeve, me nivele të larta të sindromave të rënda akute të frymëmarrjes (SARS) dhe zënie të shtretërve në kujdesin intensiv që i tejkalon 80% në 19 nga 27 shtetet e vendit”, shpjegon institucioni.

Evolucioni dramatik në Brazil tregon se masat e marra nga kryetarët e bashkive ose guvernatorët e shteteve nuk kanë pasur një ndikim të rëndësishëm.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments