Braun kërkon lidershipin e CDU-së
November 11, 2021



Ministri në largim Helge Braun konfirmoi gatishmërinë e tij për të qenë kandidat si pasardhës i Armin Laschet për presidencën e CDU-së në kongresin e radhës të partisë më 21-22 janar, njoftoi sot një zëdhënës i CDU-së duke bërë të ditur se nesër pritet zyrtarizimi i emërimit të Braun.
Ministri aktual për Zyrën e Kancelarisë konsiderohet një njeri i besuar nga kancelarja Angela Merkel.
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në landin e Schleswig-Holstein, Katrin Prien ka njoftuar se do të kandidojë si nënkryetare e partisë.
Ministrja Prien ishte pjesë e ekipit të së ardhmes, të prezantuar në fillim të shtatorit nga Armin Laschet për të forcuar fushatën e tij elektorale.
Eunews.al

