×
Thursday, October 6, 2022

Bota priti Vitin e Ri 2021 në qetësi

January 1, 2021

Viti i Ri nisi më qetë se zakonisht, pa festime të mëdha dhe fishekzjarre spektakolare. Njerëzit presin vitin 2021 me shpresën se do të marrë fund pandemia Corona.

Viti 2021 erdhi! Njerëzit në Gjermani e pritën Vitin e Ri, por në kohën e pandemisë Corona, shumëçka ishte ndryshe. Festa më e madhe e Vitit të Ri në Gjermani, që zhvillohet në Berlin, u anulua. Aty ku gjithmonë mblidhen me qindra mijëra njerëz dhe festojnë, ishte kryesisht bosh. Nga Porta e Brandenburgut pati vetëm një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv me muzikantë të shumtë. Në mesnatë Porta e Brandenburgut u ndriçua me fishekzjarre dhe një shfaqje të vogël dritash.

Deutschland Jahreswechsel Berlin

Policia e Berlinit ishte e përgatitur për ndërhyrje eventuale. Por kishte vetëm disa shkelje sporadike të kufizimeve për shkak të virusit Corona. Në përgjithësi, situata është “shumë e qetë”, tha një zëdhënës i policisë. Herë pas here, dëgjoheshin dhe shihehin festime me fishekzjarrë në zonat e ndaluara. Por vetëm kohë pas kohe.

Për shkak të pandemisë Corona në gjithë Gjermaninë pati kufizime të rrepta.

BdTD | Deutschland Jahreswechsel Berlin

Festimet dhe tubimet publike ishin të ndaluara edhe në shumë vende të tjera. Në Paris mbretëronte ndalimqarkullimi. Në vend të festimeve publike, u mbajt një koncert i Jean-Michel Jarre në internet – si avatar me sfond virtual të Katedrales Notre-Dame. Kishte edhe një transmetim të regjistruar me yllin DJ David Guetta përpara muzeut Louvre.

Festimet publike ishin të ndaluara edhe në Itali. Festimet muzikore mund të shikoheshin vetëm në televizion apo internet. Roma ka ndaluar fishekzjarret deri me 6 janar. Në anën tjetër, në Greqi kishte fishekzjarrë të mëdha në shumë qytete për të zbavitur njerëzit, të cilëve u ishte ndaluar dalja.

Festat dhe fishekzjarret janë anuluar edhe në shumë vende të tjera të botës, si për shembull në Amsterdam, Londër, New York, Rio de Janeiro apo São Paulo.

Viti i Ri në Rusi është pritur nën hijen e rëndë të shifrave të larta të vdekjeve nga virusi Corona. Në Moskë u mbajt shfaqja tradicionale e fishekzjarrëve pranë Kremlinit. Por banorët e Moskës u lutën të mbeten në shtëpi dhe të festojnë me familjen e ngushtë.

BdTD | USA | New York Jahreswechsel 20/21

Zelanda e Re e ka pritur Virin e Ri më heret gjatë ditës. Në këtë vend nuk kishte kufizime, pasi që atje me javë të tëra nuk është regjistruar asnjë rast i ri i infektimit me virusin Corona. Turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Auckland dhe qytete të tjera.

Fishekzjarrë spektakolare kësaj radhe nuk kishte as në Operan e Sidneit të Australisë, ku ata që shkelnin masat dënoheshin me 620 euro. Sidnei ishte si një qytet fantazmë, thonë dëshmitarët okularë.

Në metropolin kinez Wuhan, ku shpërtheu për herë të parë virusi Corona, mijëra njerëz lëshuan balona në qiell.

Festimet dhe pritjet e Vitit të Ri zgjasin sot deri në pra 13.00. Vendi i fundit që feston ndërrimin e motmoteve janë ishujt e pabanuara Baker Island si dhe Howland në oqeanin Paqësor.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments