×
Sunday, September 19, 2021

Borrell: Zjarret në Greqi e Turqisë, “përkujtues të mprehtë” të kërcënimit të ndryshimit të klimës

August 13, 2021

Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, tha përmes një deklarate me shkrim se raporti i ri i Panelit Ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (IPCC) më 9 gusht nënvizoi se sa kërcënues është ndryshimi i klimës për njerëzimin.

Duke theksuar se përmbytjet në Gjermani e Belgjikë, zjarret në Greqi e Turqi apo në brigjet perëndimore të Amerikës së Veriut janë “përkujtues të mprehtë” të seriozitetit të kërcënimit, shefi i diplomacisë evropiane vuri në pah se raporti i IPCC-së nënvizon urgjencën absolute në lidhje me reduktimin e emetimeve të gazrave (që shkaktojnë efektin) serë.

“Së bashku me pasoja e tij gjeopolitike kryesore, ndryshimi i klimës është çështja e vetme dhe më kërcënuese e sigurisë në historinë e njerëzimit”, vlerësoi Borrell duke shtuar se dekada e ardhshme do të jetë vendimtare për mbajtjen e ngrohjes globale nën 2 gradë, siç kërkohet nga Marrëveshja e Parisit (2015).

Eunews.al

Comments are closed.