×
Thursday, May 22, 2025

Borrell: Qëndrim i unifikuar i BE-së kundër Rusisë

January 13, 2022


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se Rusia dëshiron të ndryshojë arkitekturën e sigurisë dhe rendin politik të Evropës dhe theksoi se vendet e BE-së duhet të veprojë në unitet kundër kësaj.

Borrell vlerëson tensionin në rritje pas fortifikimit ushtarak që Rusia ka bërë në kufirin me Ukrainën dhe propozimet e Moskës për SHBA-në dhe NATO-n për garancitë e sigurisë, të cilat kanë të bëjnë edhe me arkitekturën e sigurisë në Evropë.

”BE duhet të punojë së bashku me NATO-n dhe SHBA-në”, nënvizoi Borrell duke bërë vlerësimin se “BE-ja aktualisht duhet të përcaktojë se çfarë duhet të bëjë për të mbrojtur  sigurinë e Evropës dhe parimet që mbështesin këtë”.

Borrell tha se këto çështje do të diskutohen në takimin e ministrave të Mbrojtjes të BE-së dhe në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së i cili do të mbahet në një formatin jozyrtar në qytetin francez Brest, këtë javë.

“BE duhet të përcaktojë një qëndrim të unifikuar, duhet të provohet vërtetësia e rolit tonë dhe kjo duhet të mbështetet me veprime konkrete”, theksoi Borrell.

”BE-ja së bashku me NATO-n dhe OSBE-në janë aktorë kyç në sigurinë e Evropës”, deklaroi Borrell duke shtuar se “këtë krizë të përjetuar me Rusinë duhet ta kthejmë në një mundësi për të forcuar unitetin dhe vendosmërinë tonë dhe për të mbrojtur interesat tona të sigurisë dhe interesat e kontinentit”.




Comments are closed.