×
Thursday, January 22, 2026

Borrell: Ofensiva e Kurskut “goditje e rëndë” ndaj Putinit

August 21, 2024


Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e quajti ofensivën e Ukrainës në Kursk një “goditje të rëndë” për presidentin rus Vladimir Putin.

Borrell gjithashtu u shpreh në favor të heqjes së kufizimeve territoriale për përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina. Disa vende donatore kanë këmbëngulur që armët e tyre të përdoren vetëm në territorin ukrainas.

Duke shkruar në X, Borrell tha:

“Ofensiva e Ukrainës në Kursk është një goditje e rëndë për narrativën e presidentit rus Putin”, shkroi Borrell në X.

“Heqja e kufizimeve në përdorimin e aftësive kundër ushtrisë ruse – të përfshirë në agresionin kundër Ukrainës – në përputhje me ligjin ndërkombëtar, do të kishte disa efekte të rëndësishme, duke përfshirë forcimin e vetëmbrojtjes së Ukrainës, shpëtimin e jetëve dhe avancimin e përpjekjeve për paqe”, shtoi ai.

“BE mbështet plotësisht luftën e Ukrainës kundër agresionit rus”, tha Borrell. 




Comments are closed.