×
Sunday, September 19, 2021

Borrell: E ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor është në BE

August 14, 2021

 E ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor është në BE, deklaroi shefi i politikës së Jashtme të BE-Së, Joseph Borrell, në një video-mesazh me rastin e 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

”Para 20 viteve, Maqedonia e Veriut, së bashku me mbështetjen e BE-së dhe të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, zgjodhën me guxim kompromisin dhe përgjegjësinë. Në kontinentin tonë, nacionalizmi dhe grindjet etnike përdoren shumë shpesh për të ndarë dhe mbjellë urrejtje, por pluralizmi është një thesar dhe një forcë”, deklaroi ai.

”Marrëveshja e Ohrit sjell përfitime për të gjithë qytetarët e këtij vendi, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Ata mund të vijnë nga komunitete të ndryshme, por ky vend është shtëpia e tyre e përbashkët. Ne duhet të sigurohemi që ata të arrijnë ëndrrat e tyre për të jetuar në paqe, harmoni dhe prosperitet”, theksoi ai.

”BE -ja do të vazhdojë të mbështesë proceset demokratike dhe zhvillimin ekonomik të
Maqedonisë së Veriut ndërsa vendi përparon në lëvizjen e tij drejt BE-së. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe e gjithë Ballkanit Perëndimor është në BE”, shtoi Borrell.

Eunews.al

Comments are closed.