×
Friday, March 24, 2023

Boris Johnson vaksinohet me AstraZeneca

March 19, 2021




Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili u shtrua në spital vitin e kaluar me një gjendje të rëndë të COVID-19, mori sot dozën e tij të parë të vaksinës antiCOVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca.

“Le ta bëjmë vaksinën”, shkroi Johnson në një postim në Twitter, së bashku me një foto të tij duke u vaksinuar.

“Vaksinimi është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për t’u kthyer në jetën që na mungon aq shumë”, shtoi ai.

Johnson, 56 vjeç, po përpiqet të sigurojë publikun se vaksina AstraZeneca është e sigurt pasi një numër vendesh në Europë dhe në botë, jo BM, pezulluan përdorimin e saj në fillim të kësaj jave për shkak të frikës nga mpiksja e gjakut.

Gjithashtu, edhe kryeministri francez Jean Castex u vaksinua me AstraZeneca sot, në një përpjekje të ngjashme për të rikthyer besimin ndaj vaksinës./ /ervo/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments