×
Tuesday, December 10, 2024

Boris Johnson shtrohet në spital për shkak të koronavirusit

April 5, 2020


Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili u diagnostikua me koronavirus më shumë se një javë më parë, u pranua në një spital të Londrës ditën e sotme për teste të mëtejshme.

Zyra e Johnson deklaroi që ai ishte shtruar në spital, sepse Johnson ende ka simptoma të virusit 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Zyra e kryeministrit u kujdes të nënvizonte faktin që shtrimi i tij ishte një “hap paraprak” dhe Johnson mbetet përgjegjës për qeverinë.

Johnson, 55 vjeç, është karantinuar në rezidencën e tij në Rrugën Downing që kur u diagnostikua me COVID-19 më 26 Mars. Pavarësisht këtij fakti, Johnson ka vazhduar të kryesojë takime të përditshme për përgjigjen e Britanisë ndaj shpërthimit të virusit, dhe ka publikuar disa video-mesazhe gjatë 10 ditëve të tij në izolim.

Në një mesazh të Premten, ai tha se ndjehej më mirë, por prapë kishte ethe dhe simptoma të tjera të virusit. Kujtojmë që virusi shkakton simptoma të lehta deri në mesatare te shumica e njerëzve, por për disa, sidomos të moshuarit dhe të sëmurët, mund të shkaktojë pneumoni dhe të çojë në humbje jete.

Johnson ka marrë këshilla mjekësore përmes telefonit gjatë sëmundjes së tij, por duket se është par  arsyeshme që mjekët ta vizitojnë atë personalisht.

E fejuara e Johnson, Carrie Symonds 32 vjeç e cila është edhe shtatzanë, zbuloi të shtunën se kaloi një javë me simptoma të koronavirusit, megjithëse nuk ishte testuar.

Qeveria tha të Dielën se pothuajse 48,000 njerëz janë konfirmuar të kenë COVID-19 në Britaninë e Madhe, dhe se 4,934 qytetarë tashmë kanë humbur jetën.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments