×
Saturday, July 31, 2021

Borell: Kosova dhe Serbia duhet të mbyllin kapitullin e së kaluarës

July 19, 2021

Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Josef Borrell është shprehur se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një dakordësi mes tyre dhe të mbyllim kapitullin e të kaluarës. “Kosova dhe Serbia duhet që përfundimisht të mbyllin kapitullin e së kaluarës së dhimbshme përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse.E ardhmja është më e rëndësishme se e kaluara. E kaluara është e rëndësishme, por ne duhet të shikojmë përpara”, ka thënë Borell.

Këtë të hënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç janë takuar në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Eunews.al

Comments are closed.